Kompania kineze e telefonave, Xiaomi, është marka e dytë në botë sa i përket shitjeve globale gjatë muajit gusht, duke kaluar Applein, sipas të dhënave të “Counterpoint Research”.
Sipas rezultateve të shitjeve, Samsungu vazhdon të jetë në vendin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitjet e Xiaomit mbeten konstante në gusht, por Apple pati rënie siç ndodh rëndom në gusht para prezantimit të modelit të ri të iPhoneit 16.
Xiaomi ka regjistruar rritje të shitjeve prej 22 për qind në të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. Rol të rëndësishëm në këtë rritje luajnë modelet Redmi 13 dhe Note 13 – të cilat kanë çmim më pak se 200 dollarë dhe shiten në Indi, Azinë Juglindore, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.