Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka udhëtuar për në Londër për të diskutuar me menaxherin e sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro, shkruan të martën “Beinsports”.
Pas largimit të Robert Lewandowskit, Barça është duke kërkuar për një sulmues të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjiganti katalunjas dëshiron që ta transferojë Pedron nga Chelsea.
Portugezi Deco edhe më herët ka qenë në Angli për ta përcjellë nga afër Pedron.
Te Barça besojnë se Pedro mund të transferohet për një shifër prej rreth 81 milionë dollarë.
24-vjeçari konsiderohet prioritet i klubit të madh spanjoll për afatin kalimtar veror.
Braziliani Pedro me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2033.
Ai me klubin londinez realizoi 20 gola dhe kontribuoi me nëntë asistime në 50 paraqitje.