Tech

TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE

TikTok

TikToku do të fillojë të lansojë metodë të re të verifikimit të moshës në të gjithë BE-në në javët e ardhshme, ndërsa rriten thirrjet për një ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç në shtetet e bllokut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

TikTok, në pronësi të ByteDance, dhe platforma të tjera të mëdha të njohura për të rinjtë, si YouTube, po vihen nën presion në rritje për të identifikuar dhe hequr më mirë llogaritë që u përkasin fëmijëve.

Sistemi, i cili është pilotuar në heshtje në BE gjatë vitit të kaluar, analizon informacionin e profilit, videot e postuara dhe sinjalet e sjelljes për të parashikuar nëse një llogari mund t'i përkasë një përdoruesi nën moshën 13 vjeç.

Përveç analizimit të informacionit që mbajtësi i llogarisë ofron për veten e tij, teknologjia e re shqyrton sjellje të tilla si videot që një përdorues publikon dhe "sjellje të tjera në platformë".

TikTok ka njoftuar se llogaritë që kapen nga sistemi do të vihen nën shqyrtim nga mbikëqyrës specialë para se automatikisht t’ua mbyllë llogarinë.