Njerëzit nuk duhet t’i besojnë verbërisht çdo gjëje që i tregon inteligjenca artificiale, i tha BBC-së shefi i kompanisë mëmë të Googlet, Alphabet.
Drejtori ekzekutiv Sundar Pichai ka thënë se modelet e inteligjencës artificiale janë "të prirura ndaj gabimeve", andaj duhet përdorur mjete të tjera.
"Kjo është arsyeja pse njerëzit përdorin edhe kërkimin në Google, dhe ne kemi produkte të tjera që janë më të bazuara në ofrimin e informacionit të saktë”, ka thënë ai.
Sipas Pichait, njerëzit duhet të mësojnë ta përdorin inteligjencën artificiale për dobitë që i sjell por jo t’i besohet verbërisht në gjithçka që thuhet.
“Teknologjia aktuale e inteligjencës artificiale është e prirur ndaj disa gabimeve”, është shprehur ai.
Që nga maji i këtij viti, Google filloi të prezantojë një "Modalitet AI" të ri në kërkimin e saj, duke integruar chatbot-in e saj Gemini, i cili synon t'u japë përdoruesve përvojën e të folurit me një ekspert.
Ky veprim është gjithashtu pjesë e përpjekjes së Googlit për të mbetur konkurrues ndaj shërbimeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT, të cilat kanë kërcënuar dominimin e kërkimit online të Google.
Gjigandi i teknologjisë ka rritur gjithashtu investimet e tij në sigurinë e inteligjencës artificiale në përpjesëtim me investimet e tij në të.