Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Bekim Haxhiu & Qëndrim Kryeziu

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, janë ankuar në Gjykatën Supreme për të kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) para dy ditësh hodhi poshtë ankesat e tyre.

Në një prononcim për mediat të mërkurën para objektit të Supremes, Haxhiu ka thënë se për këtë ankesë kanë edhe mbështetjen e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më janë shtuar 6 vota nga rinumërimi i mostrave të caktuara, pra nuk janë numëruar ashtu siç e ka hedhur votuesi dhe kjo përbën shkelje kushteuese. E kemi mbështetjen e kryetarit të PDK-së. Bile po ua citoj fjalën e tij ‘askush nuk ka pse frikësohet me hyp në peshore dy herë... nëse i ke 90 kilogramë edhe dikush dyshon, vetëm hip në peshore matesh edhe s'ka gjë të keqe’. Askush nuk duhet t’i frikësohet rinumërimit”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu, që është i 23-ti për kah votat në PDK, nga 22 që kanë fituar mandat, ka pretenduar se meqë dallimi me Rrustem Mustafën, i cili është zgjedhur deputet, është 102 vota dhe rinumërimi i 7.41% e vendvotimeve ia ka kthyer 6 vota, një rinumërim i plotë do të mund ta ndryshonte renditjen dhe përbërjen e Kuvendit.

Megjithatë, PZAP-i devijimet i ka konsideruar minimale.

E Kryeziu është larg të jetë brenda 22-shes së parë.

Në rast se edhe Supremja hedh poshtë ankesat e Haxhiut e Kryeziut, hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.