Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nga shkurti i 2025-s, WhatsAppi nuk do të funksionojë në këta iPhone

WhatsApp

WhatsApp (Ilustrim)

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhoneit, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025, kërkesa minimale për WhatsAppin në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit - mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsAppin.