Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Meta do t’i paguajë 25 milionë dollarë Trumpit për pezullimin e llogarive

Mark Zuckerberg & Donald Trump

Mark Zuckerberg & Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar marrëveshje ligjore që do të bëjë që pronarja e Facebookut dhe Instagramit, Meta, t’ia paguajë afërsisht 25 milionë dollarë, shkruan BBC.

Trump paditi gjigantin e rrjeteve sociale dhe shefin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, në vitin 2021 për pezullimin e llogarive të tij pas trazirave të 6 janarit në Capitol.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në korrik të vitit 2024, Meta hoqi kufizimet në llogaritë e Trumpit në Facebook dhe Instagram në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Rreth 22 milionë dollarë nga pagesa do të shkojnë në një fond për bibliotekën presidenciale të Trumpit.

Paratë do të përdoren edhe për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe paditësit e tjerë që kanë nënshkruar padinë.

Meta nuk do të apelojë.

Kompania pezulloi llogaritë e Trumpit në vitin 2021 dhe ka thënë se do ta ndalonte nga platformat për të paktën dy vjet.

Pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Zuckerberg vizitoi shtëpinë e presidentit amerikan në Florida, Mar-a-Lago. Lëvizja u pa si shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve të tyre.