Google të martën ka lansuar një valë të re të teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI) për ta përshpejtuar një transformim njëvjeçar të motorit të saj të kërkimit, që po ndryshon mënyrën se si njerëzit marrin informacion dhe po kufizon trafikun e internetit në uebfaqet, raporton agjencia AP”.
Faza tjetër, e përshkruar në konferencën vjetore të zhvilluesve të Googlet, përfshin lansimin e një opsioni të ri të “AI Mode” në SHBA. Ky funksion do të bëjë bashkëveprimin me motorin e kërkimit të Googlet më tepër si të kesh një bisedë me një ekspert të aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi pothuajse çdo temë të imagjinueshme.
Ky modalitet i ri AI po u ofrohet të gjithëve në SHBA vetëm dy muaj e gjysmë pasi kompania filloi testimin me një audiencë të kufizuar të divisiionit Labs.
Google po ushqen gjithashtu modelin e tij të fundit të AI, Gemini 2.5, në algoritmet e saja të kërkimit dhe së shpejti do të testojë veçori të tjera AI, si aftësia për të blerë automatikisht bileta koncerti.
Në një shembull tjetër të qasjes gjithëpërfshirëse të Googlet ndaj inteligjencës artificiale (AI), kompania tregoi se po planifikon të shfrytëzojë teknologjinë për të rihyrë në tregon e syzeve të mençura, me një palë syze të reja të mundësuara nga Android XR.