Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë

facebook

Platformat sociale Facebook dhe Instagram janë duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre.

Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi të Metas rezulton i padisponueshëm për një numër përdoruesish, të cilëve u shfaqet mesazhi:

“Llogaria përkohësisht e padisponueshme. Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi në sistem. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

Ndërkohë, platforma DownDetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve dhe kërkimeve për “Facebook down” pak para orës 09:00.

Deri më tani, kompania Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

Rikthehet Facebooku

7 o. më parë / 19 kor 2026 11:51
Facebook

Të gjitha shërbimet e platformës Facebook janë rikthyer në funksion të plotë pas një problemi të teknik që kufizoi qasjen e përdoruesve gjatë paradites.

Ndërprerja preku si versionin për kompjuter, ashtu edhe në disa raste aplikacionet mobile, duke bërë që disa përdorues të mos mund të hynin në llogaritë e tyre.

Sipas njoftimeve të fundit, sistemet e Facebook tashmë janë stabilizuar dhe po funksionojnë në nivelet normale të performancës.

Probleme raportohet të ketë pasur edhe rrjeti social Instagram.

Kompania nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkakun e saktë të ndërprerjes teknike.