Tri prej gjashtë skitareve që garuan janë rrëzuar në garën e lëshimit në Crans-Montana. Dhe mër pas gara e së premtes u ndërpre.
Në mesin e skitareve që mbetën të lënduara ishte edhe Lindsey Vonn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmerikania e njohur doli jashtë shtegut dhe u ndal nga rrjeta anësore.
41-vjeçarja qëndroi aty për një kohë, ndërsa tifozët e pritën me ankth lajmin për gjendjen e saj.
Vonn arriti të ngrihej dhe të shkonte deri në finish. Por, ajo nuk ishte në gjendjen më të mirë, ndërsa qartë dallohej lëndimi në gjurin e këmbës së majtë. Ajo mori duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa më vonë është larguar nga shtegu me helikopter.
Lëndimi i saj ende nuk dihet se sa është serioz, por ka ardhur vetëm nëntë ditë para Lojërave Olimpike Dimërore.