Sporte të tjera

Venus Williams kthehet me fitore edhe në konkurrencë individuale

Tenistja amerikane, Venus Williams

Tenistja amerikane, Venus Williams, është bërë e dyta më e vjetër që ka fituar ndeshje individuale në tenistin profesional. 45-vjeçarja e mposhti Pyeton Stearnsin me 6:3,6:4 në DC Open. Williams është kthyer në tenis pas një mungese të gjatë, ndërsa një ditë më parë fitoi në çifte.

Stearns është 22 vjet më e re se Williams.

Tenistja e vetme më e vjetër që ka fituar ndeshje të turit botëror në konkurrencë individuale ishte Martina Navratilova. Ajo së fundi kishte fituar në vitin 2004, kur ishte 47-vjeçare.

Ish-numri një në botë, Williams, nuk ka luajtur ndeshje individuale që nga marsi i vitit 2025. Fitore në gara individuale nuk kishte që nga gushti 2023. 

Deri këtë javë në WTA Tour është evidentuar si joaktive.