Sporte të tjera

Tenistja 25-vjeçare vritet nga babai i saj

Tenis

Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë “që jeton nga suksesi i saj”.

Radhika Yadav, 25-vjeçare, është qëlluar me revole derisa po e përgatiste mëngjesin në shtëpinë në afërsi të Delhit, shkruan Daily Mail.

Babai i saj, Deepak Yadav gjuajti me pesë plumba në drejtim të tenistes nga revolja që e ka me leje. Tre prej plumbave e goditën tenisten në shpinë, sipas policisë.

Incidenti ka lënë shumë njerëz në Indi të tmerruar.

Sportistja u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Policia ka thënë se Yadav më vonë është rrëfyer për vrasjen. Ka thënë se ishte në depresion, nën presion dhe u turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallën për atë që mbështetej në të ardhurat dhe stilin e jetës së Radhikas. 

Situata ishte përkeqësuar në javët e fundit. Ai e kishte lutur tenisten që të mbyllte akademinë që kishte hapur. Por ajo nuk pranoi të tërhiqet. 

Sipas hetuesve, tenistja dhe babai i saj patën një debat të ashpër pak para të shtënave fatale.