Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Sportistët e Zvicrës nuk respektojnë himnin e Izraelit në Kampionatin Evropian

Sportistët e Zvicrës nuk respektojnë himnin e Izraelit në Kampionatin Evropian

Në Kampionatin Evropian U23 të skermës në Estoni, sportistët e Zvicrës bënë një veprim që po merr shumë vëmendje. 

Ekipi i Zvicrës humbi nga Izraeli në finale, ndërsa pas ndarjes së medaljeve, zviceranët nuk u kthyen për të nderuar himnin e Izraelit. Kjo raportohet që u bë në shenjë proteste ndaj Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reagimet ishin të shumta pas kësaj proteste të zviceranëve. Mediat zvicerane e kanë vlerësuar skandal.

“Federata e Skermës e Zvicrës nuk ka mirëkuptim për ekipin e saj që ka abuzuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për demonstrim politik”, shkruan në reagimin e federatës.

Ka reaguar edhe ministri i punëve të jashtme të Izraelit, Gideon Saar.

Federata zvicerane ka shkruar tutje se lojtarët mund të kenë mendimet e tyre personale për ngjarjet në botë, por se ngjarjet sportive nuk janë të përshtatshme për të shprehur qëndrimet politike.

Sportistët e Zvicrës kanë uruar ata të Izraelit pas finales, por më pas nuk u kthyen kah flamuri izraelit. 
Pasi të kthehen sportistët nga Estonia, federata do të diskutojë me ata dhe do të vendoset nëse ka nevojë për masa.

Federata helvetike ka uruar ekipin e Izraelit për suksesin.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë komentues që kanë përkrahur sportistët zviceranë.

“Kam gjetur dashuri të re dhe admirim për Zvicrën”, është një koment në X, shkruan 20min.ch.
Ka pasur edhe shumë që kanë kritikuar zviceranët.

VIDEO: