Skitarja Federica Brignone e ka fituar medaljen e artë në disiplinën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror që po organizohet në Saalbach të Austrisë.
Italiania u stolis me të artën të enjten, duke dominuar në të dyja lëshimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e fitoi garën pasi ishte më e shpejtë se vendi i dytë, për vetëm 0.90 sekonda.
Në vendin e dytë në podium u ngjit Alice Robinson e Zelandës së Re.
Për Zelandën e Re ishte medalja e parë në histori të Kampionateve Botërore të skijimit.
Paula Moltzan ishte me 2.62 sekonda vonesë, dhe u stolis me medalje të bronztë.
Kampionia në fuqi, Mikaela Shiffrin, nuk garoi në këtë disiplinë pasi ka thënë se nuk është e gatshme ende për garë pas përplasjes së madhe që e pati në muajin nëntor.