Sporte të tjera

Skitari italian në komë artificiale pas rrëzimit të rrezikshëm

Matteo Franzoso

Skitari italian, Matteo Franzoso, është vendosur në komë artificiale pas një rrëzimi të rrezikshëm në stërvitje.

Ai është rrëzuar gjatë një kampi në Kili, ndërsa ka pësuar trauma të shumta në tru, ka njoftuar federata italiane e skijimit. 25-vjeçari menjëherë mori trajtim mjekësor, ndërsa momentalisht është i shtrirë në spital. Dhe mjekët u detyruan ta vendosin në komë artificiale.

Kontrollime më të detajuara janë duke u bërë për skitarin e disiplinave të shpejtësisë.

Ai ka garuar në 17 ngjarje të Kupës së Botës në skijim alpin në lëshim dhe Super-G.