Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armëpushimi në rrezik, SHBA-ja e Irani përshkallëzojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit

Foto: Associated Press

Armëpushimi në Iran është nën rrezik. Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është në fuqi, pasi të dyja shtetet përshkallëzuan sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Emiratet e Bashkuara Arabe, aleat i SHBA-së, kanë bërë të ditur se kanë parandaluar 19 raketa nga Irani dhe dronë. Një prej dronëve ka depërtuar mbrojtjen dhe ka shkaktuar zjarr të madh në një port nafte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, Trumpi ka kërcënuar Iranin se “do ta zhdukë nga faqja e dheut” nëse tenton t’i qëllojë anijet amerikane në ngushticë ose në Gjirin Persik.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se SHBA-ja ka goditur shtatë “anije të shpejta” iraniane në Hormuz.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se këto zhvillime “e bëjnë të qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike”.

Pas sulmeve në 24 orët e fundit menjëherë çmimet e derivateve kanë kërcyer për shkak të shqetësimeve lidhur me ngushticën kritike të naftës.

Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për paqe të përhershme. Deri tash kjo nuk ka rezultuar me sukses.