Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Ski, fituesja e Kupës së Botës lëndohet rëndë

Federica Brignone

Fituesja e përgjithshme e edicionit në Kupën e Botës, Federica Brignone, është lënduar rëndë të enjten në Alpe Lusia në garën e sllallomit.

34-vjeçarja u pengua në njërën prej portave dhe më pas është rrokullisur nëpër shteg.

Situata ka qenë shumë e rëndë, njësoj si edhe lëndimi.

Italianes i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa është transportuar me helikopter në spital në Trento.

Ajo ka pasur thyerje në gjurin e këmbës së majtë.

Edhe Vonn rrëzohet, ndërsa Johnsoni fiton të artën në lëshim Sporte të tjera 5 muaj më parë Vonn rrëzohet, ndërsa Johnsoni fiton të artën në lëshim

Sipas mediumit italian “Repubblica”, ajo ka pasur edhe lëndime në kokë.

Brignone ka dominuar në sezonin e Kupës së Botës me dhjetë fitore.

Ajo e fitoi edhe globin e kristaltë në disiplinën e lëshimit dhe sllallomit të madh.

Në garat e Kupës së Botës, Brignone e fitoi të artën në sllallom të madh dhe të argjendtën në Super-G.

Edhe Garoi me ligament të këputur, Lindsey Vonn rrëzohet në fillim të garës Sport 5 muaj më parë Garoi me ligament të këputur, Lindsey Vonn rrëzohet në fillim të garës

Brignone vlerësohej njëra prej favoriteve për të triumfuar edhe në Lojërat Olimpike Dimërore në “Cortina d’Ampezzo” në Milano, por nuk dihet se për sa kohë do të mungojë për shkak të këtij lëndimi.

Lojërat Olimpike Dimërore organizohet nga 6 deri më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.