Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Skandali në ndeshjen e hendbollit nga huliganët serbë, flet lojtari gjerman

Skandali në ndeshjen e hendbollit nga huliganët serbë, flet lojtari gjerman

Huliganët serbë vazhdojnë të shkaktojnë telashe në ndeshje evropiane, madje edhe në hendboll.

Të dielën është dashur të zhvillohet ndeshja e kthimit në çerekfinale të Kupës Evropiane mes Partizanit dhe skuadrës greke AEK. Por pa nisur ndeshje në pjesën e fushës ku po ngroheshin lojtarët e ekipit grekë nga huliganët serbë janë hedhur katër mjete plasëse. Kjo bëri që lojtarët e AEK-ut të largohen nga fusha. Ata janë kthyer, por ndërkohë pranë tyre janë hedhur edhe dy mjete të tjera shpërthyese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu AEK-u vendosi të mos e zhvillojë ndeshjen.

Federata Evropiane e Hendbollit ka njoftuar se ndeshja është shtyrë, por sipas Bild, nuk përjashtohet mundësia që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar. Ndeshjen në Athinë kishte përfunduar me fitoren 27:22 të AEK-ut. 

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Erik Schmidt, është pjesë e AEK-ut.

“Para se të fillonte ndeshja tifozët vendas hodhën mjete shpërthyese drejt nesh. Ne më pas e lëshuam sallën për pak minuta. Kur u kthyem, dy mjete tjera shpërthyese fluturuan dhe ndeshja u anuluar. Njëri prej lojtarëve tanë ka pasur probleme me veshin dhe është dashur të kontrollohet nga mjeku në dhomat e zhveshjes”, ka treguar Schmidt.