Tenisti Jannik Sinner do të ballafaqohet me Alexander Zverevin në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”, pasi kampioni në fuqi e eliminoi Ben Sheltonin pa telashe në Melbourne.
Numri një i renditjes botërore në tenis, italiani Sinner, fitoi 3:0 në sete, 7:6, 6:2 dhe 6:2, ndaj amerikanit Shelton në “Rod Laver Arena”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë arenë, Sinner para 12 muajsh e fitoi titullin e parë madhor.
Sinner është në ecuri pozitive prej 20 fitoreve rresht. Nuk ka humbur që prej 2 tetorit të vitit të kaluar.
Finalja Sinner – Zverev do të luhet të dielën, ndërsa finalja te tenistet zhvillohet të shtunën.
Aryna Sabalenka ballafaqohet me Madyson Keys.