Zvicerani Marco Odermatt e ka fituar titullin e përgjithshëm në Kupën e Botës në skijim alpin për herë të pestë rresht. Globin e kristaltë, skitari më i mirë në botë e siguroi në garën në Courchevel të Francës, të premten. Ndërkohë, 28-vjeçari e siguroi titullin e botës në disiplinën e lëshimit për herë të tretë rresht.
Odermatti e ka ditur se ka mbrojtur titullin në lëshim para se të garonte në Courchevel, pasi bashkëkombasi i tij dhe rivali i vetëm, Franjo von Allmen dështoi të fitonte pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe një garë të lëshimit të mbetur deri në fund të edicionit 2025/26, Odermatt ka avantazh të paarritshëm ndaj fituesit të tri medaljeve të arta olimpike.
Austriaku Vincent Kriechmayr mori 100 pikë në renditje me fitoren e parë të edicionit. Për të ishte fitorja e parë në lëshim që nga viti 2022. Giovanni Franczoni i Italisë ishte i dyti të premten, ndërsa Odermatt u rendit i treti.
Von Allmen, që fitoi tri të arta në “Milano-Cortina 2026” muajin e kaluar, doli nga shtegu. Ka pasur edhe skitarë të tjera që dolën nga shtegu i vështirë.
Atij i është dashur fitorja për të shpresuar. Por Odermatti do ta fitonte titullin nëse do përfundonte në dhjetëshen më të mirë, pavarësisht rezultatit të rivalit.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në skijim alpin, Odermatti ka epërsi të paarritshme prej 632 pikëve, gjashtë gara para fundit. I dyti është Lucas Pinheiro Braathen, skitari i lindur në Norvegji e që garon për Brazilin.
Pinheiro Braathen, kampion olimpik në sllallom të madh, është skitar teknik që nuk garon në lëshim.
“Një ditë e shkëlqyer për mua sërish”, ka thënë Odermatt. “Jam shumë i lumtur për garën e sotme, për një tjetër podium. Të siguroj kaq herët këto globe dëshmon se jam shumë përpara dhe kjo e bën edhe më të veçantë. Të gjitha shtigjet janë të ndryshme. Dhe të gjesh zgjidhjet më të mira për të luftuar për kreun në çdo garë, kjo është gjëja më e vështirë në sportin tonë”, ka vazhduar zvicerani.
Odermatt i është bashkuar Marc Girardellit, austriakut që skijoi për Luksemburgun, në vendin e dytë të listës së kampionëve të përgjithshëm të botës. Të dy i kanë nga pesë tituj të përgjithshëm. Austriaku Marcel Hirscher i ka tetë tituj.
Odermatt i ka fituar nëntë gara këtë edicion – katër në lëshim, tri në sllallom të madh dhe dy në Super-G. Ai po ashtu fitoi dy të argjendta dhe një të bronztë në Lojëra Olimpike.
Kampioni helvetik ka dhjetë tituj të botës në disiplina të ndryshme, ndërsa është lider edhe në Super-G dhe sllallom të madh. Pra mund të shtojë edhe dy tituj të tjerë.