Gael Monfils ka thënë se ndihet “jashtëzakonisht me fat” që ka luajtur në periudhën e tenistëve të artë, ndërsa ka njoftuar se do të pensionohet në fund të vitit të ardhshëm.
39-vjeçari i ka fituar 13 tituj në karrierën në tenis. Në moshën 38-vjeçare u bë më i vjetri që fiton garë në “ATP Tour”, kur triumfoi në “Auckland Open” në muajin janar.
Lëvizjet dhe aksionet e Monfilsit e kanë bërë atë njërin prej tenistëve më të popullarizuar.
Por, tenisti i 53-të në botë ka pasur shumë lëndime në vitet e fundit dhe ka vendosur të pensionohet.
“Jeta është e shkurtër. Më besoni, nuk më vjen keq për asgjë. Kam pasur shansin të luajë në periudhën e artë të tenisit, në mesin e më të mëdhenjve në histori. Mundësia për ta kthyer pasionin në profesion është privilegj që do ta kujtoj çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera francezi Monfils.