Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova U20 e mposht Gjeorgjinë në Evropianin e Divizionit B

Kosova U20

Në Prishtinë po zhvillohet Kampionatet Evropiane të Divizionit B dhe C për hendbollistët deri në 20-vjet. Në të dy kampionatet janë nga gjashtë përfaqësuese.

Kosova U20 luan në Divizionin B dhe të hënën fitoi 29:21ndaj Gjeorgjisë. Olsi Mulaj dhe Drijon Istrefi i shënuan nga shtatë gola për Kosovën. Pesë i realizoi Suad Pajaziti, kurse 11 pritje i bëri Olt Kabashi.

Të dielën Kosova U20 pësoi humbje të thellë nga Holanda, 29:20.

Të mërkurën Kosova U20 luan ndaj Estonisë dhe synohet tjetër fitore.