Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova e parafundit në Evropianin B në Prishtinë

Kosova U17

Kosova U17 është renditur vetëm e parafundit në Kampionatin Evropian të Hendbollit, të Divizionit B në Prishtinë.

Në ndeshjen për vend të shtatë, përkatësisht të parafundit, Kosova U17 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 35:22. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aurea Konjuvca dhe Ardiola Surdulli udhëhoqën Kosovën me nga gjashtë gola. Pesë i kishte Elsa Shala e nga katër Rina Bytyqi e Valza Manxhuka.

Kosova e përfundoi Evropianin B me katër fitore e një humbje.

Në grup u mposht nga Bullgaria, Finlanda dhe Letonia. Ndërkohë për plasman fillimisht humbi nga Izraeli e të dielën fitoi ndaj Britanisë së Madhe.

Gjithsej në këtë ngjarje kontinentale garuan tetë përfaqësuese.