Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, në “Bill Clinton” finalja e parë

KH Kastrioti

Të mërkurën zhvillohet finalja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, nga ora 20:00, takohen Kastrioti dhe Rahoveci. Palestra në Ferizaj pritet të mbushet me shikues, njëjtë si në turneun final të Kupës.

Kastrioti e fitoi Kupën e Kosovës dhe tani e synon titullin. Por titullin e kërkojnë edhe “vreshtarët”.

Skuadra që i shënon tri fitore shpallet kampione.

Kastrioti stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e parë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë eventuale. Në gjysmëfinale, Kastrioti e eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Rahoveci në dy ndeshje ishte më i mirë se Besa Famgas.

Te hendbollistet po përballen Samadrexha dhe Shqiponja. Skuadra gjakovare, Shqiponja, ka fituar dy ndeshjet e para dhe synon që titullin ta sigurojë të enjten mbrëma në Samadrexhë.