Hendbollistet e Kosovës U19 e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të mërkurën në Telavi të Gjeorgjisë, Kosova U19 fitoi 30:19 ndaj nikoqires së Evropianit, Gjeorgjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCilësia ishte dukshëm në anën e Kosovës dhe fitorja nuk është rrezikuar për asnjë moment.
Kosova tani ka dy fitore e dy humbje.
Ka fituar edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa humbi nga Ukraina dhe Sllovakia. Tani hendbollistet e reja të Kosovës i luajnë ndeshjet për plasman.
Ndaj Gjeorgjisë më e mira u shpall Diona Dresh. Ajo i shënoi dhjetë gola. Gjashtë i kishte Arona Krasniqi, pesë Martina Bibaj, katër Arjeta Imeraj e tri Sara Gjergjaj.