Bahri Gjinovci është rizgjedhur kryetar i Federatës së Volejbollit te Kosovës. Kështu ka raportuar të premten FVK-ja në faqen zyrtare.
“Presidenti aktual i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr këtë institucion. Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur, morën pjesë 60 nga 66 delegatët e planifikuar, të cilët me votim të hapur dhe unanimisht i besuan Gjinovcit një mandat tjetër katërvjeçar, pasi ai ishte kandidati i vetëm për këtë post”, ka shkruar FVK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetar i parë i FVK-së është zgjedhur Valon Xhefaj, ndërsa Emine Ramadani-Reka është nënkryetare e dytë. Ndërsa anëtarët e rinj të bordit do të jenë Antigona Veseli, Merkur Zhubi, Gëzim Brahimi dhe Ramadan Parduzi.
Gjinovci mandatin e parë e fitoi në vitin 2021.