Pas fundit dramatik në garën Grand Prix të Britanisë së Madhe, Charles Leclerc e ka festuar triumfin e parë të sezonit në Formula 1.
Ngasësi i Ferrarit përfitoi nga telashet që kishte lideri i kampionatit, Kimi Antonelli me bolidin e Mercedesit. Antonelli ishte i dyti dhe kishte gomat e reja pak xhiro para fundit në garën që u mbajt në Silverstone të dielën. Por, gabimin e shfrytëzoi Leclerc që doli i pari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGeorge Russell i Mercedesit përfundoi i dyti, ndërsa Lewis Hamilton me Ferrarin e kompletoi podiumin në pozitën e tretë.
Antonelli hyri në finish në pozitën e nëntë, por për shkak se u dënua me pesë pikë për dalje të shpeshta nga pista, nuk mblodhi asnjë pikë pas përfundimit të garës.