Tetë muaj pas plagosjes dhe rrëmbimit nga territori i Kosovës për në Serbi, Milan Vukashinoviq vazhdon të jetë i paralizuar dhe nën masë paraburgimi në Serbi. Një mik i tij, i cili ka komunikuar me të përmes telefonit, thotë se autoritetet serbe nuk po i mundësojnë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa familja kërkon që ai të operohet në Kosovë ose në një shtet të tretë.
Shtetasi i Kosovës, Milan Vukashinoviq, i cili u qëllua me armë zjarri nga persona të panjohur, që më pas e rrëmbyen në fshatin Jellakcë të Kosovës dhe e dërguan me forcë në territorin e Serbisë, tash e tetë muaj ndodhet i palëvizshëm
Miku i familjes së Vukashinoviqit, ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka thënë se ka folur personalisht me viktimën dhe, sipas tij, ai merr elektroterapi dhe është i lidhur për karroce, meqë këmbën e djathtë e ka të palëvizshme. Ai ka një plumb në shtyllë kurrizore dhe e ka humbur njërën veshkë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRadomoroviqi bëri të ditur se gjatë telefonatës me të, Vukashinoviqi i ka thënë se mbanin maska personat që e rrëmbyen.
“Ai nuk është në gjendje të tregojë të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur, sepse telefoni i përgjohet secilit. Por ai më tha qartë se i kanë dalë persona të maskuar, me maska në fytyrë... Më duhet të përmend përsëri se e gjithë kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës, dhe makina është gjetur gjithashtu në territorin e Kosovës. Pra, menjëherë kanë hapur zjarr ndaj tij dhe kanë filluar të shtënat. Ai u përpoq të ikte, megjithatë e goditi një plumb, ai i cili ishte fatal, që e goditi në shtyllën kurrizore dhe ai praktikisht u paralizua”, ka thënë ai.
Sipas Radomiroviqit, gjendja shëndetësore e Vukashinoviqit është rënduar edhe më tej për shkak të trajtimit që, sipas familjes, ai ka marrë nga autoritetet serbe pas rrëmbimit.
“Imagjinoni një njeri që është i palëvizshëm, që nuk mund të ngrihet, dhe ata e mbajnë në burgun qendror duke mos i lejuar kujdes mjekësor. E pastaj e transferojnë në Prokuple pa dijeninë e familjes. Këto janë të gjitha veprime prapaskenash dhe ne dyshojmë me të drejtë në qëllimet e tyre”, ka deklaruar Radomiroviq.
Radomiroviq tregon se familja ka kërkuar trajtim jashtë Serbisë, porse kjo nuk i është lejuar. Ai thotë se Kosova ose Turqia do të ishin opsione të pranueshme për familjen për ta kryer operacionin për heqje të plumbit në boshtin kurrizor.
“Ne mendojmë se Milani duhet të mjekohet në Kosovë ose në ndonjë vend të tretë. Në Kosovë, duke qenë se mjekët shqiptarë treguan humanizëm të madh dhe ia shpëtuan jetën (Vladimir) Toliqit. Besojmë se edhe ndaj Milanit do të kishin të njëjtin raport human dhe do t'i ofronin kujdesin më të mirë të mundshëm”, ka shtuar tutje ai.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar hetime për tentim-vrasjen e Vukashinoviqit, për të cilin ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla pati thënë se është qëlluar e rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Autoritetet e Serbisë kanë ngrehur dyshime se Vukashinoviq ka spiunuar.
Radomiroviq thekson se nga dyshimet e Prokurorisë në Prokuple, është liruar tashmë Sasha Gjorgjeviqi.
Përfaqësues të Kosovës thënë se Beogradi e ka rrëmbyer Vukashinoviqin vetëm pse nuk u bindet Listës Serbe dhe Serbisë.