Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, e ka shënuar fitoren e 100-të në garat e Kupës së Botës në skijim alpin.
Ajo i është bashkuar një grupi shumë të vogël që i kanë 100 e më shumë fitore në garat e Kupës së Botës në të gjitha disiplinat e skijimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShiffrini të dielën e fitoi garën e sllallomit në Sestriere të Italisë. Ishte për 61 të qindtat më e shpejtë se kroatja Zrinka Lutiq. E treta ishte amerikania tjetër, Paula Moltzan, që mbeti prapa për 64 të qindtat.
Lara Colturi e Shqipërisë u rendit e 13-ta.
Për Shiffrinin është gara e gjashtë pas kthimit nga një lëndim i rëndë që e pësoi më 30 nëntor.