Danimarka ka konfirmuar se është përfaqësuesja më e mirë e hendbollit në botë. Danimarka të dielën mbrëma e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.
Në finalen e jashtëzakonshme në Herning të Danimarkës, hendbollistët danezë fituan ndaj Gjermanisë me rezultat 34:27.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDanimarka është edhe kampione olimpike në fuqi dhe po ashtu kampione botërore në fuqi.
Për Danimarkën është titulli i tretë i Evropës. Të parin e kishte fituar në vitin 2008, kurse të dytin në vitin 2012. Në Evropianin e kaluar, në vitin 2024, ishte mposhtur në finale.
Simon Pytlick ishte më efikasi te Danimarka me tetë gola. Nga shtatë i shënuan Mathias Gidsel dhe Johan Hansen. Kontribut dhanë edhe portierët. Kevin Moller i bëri tetë pritje, kurse Emil Nielsen shtatë.
Te Gjermania nga pesë gola i shënuan Johannes Golla, Juri Knorr e Marko Grgiq. Portieri Andreas Wolff sërish ishte i jashtëzakonshëm duke i bërë plot 14 pritje.
Danimarka tani i ka dy tituj olimpikë, katër tituj të botës dhe tre tituj të Evropës.