Askush nuk ka arritur që ta hedhë shtizën në distancën që e pati Juleisy Angulo e Ekuadorit, në tentimin e dytë.
Dhe në finalen e hedhjes së shtizës, ekuadoriania e fitoi të artën duke vendosur edhe rekord shtetëror.
Distanca prej 65.12 metrave ishte e paarritshme nga garueset tjera për medaljen e artë në Kampionatin Botëror.
E argjendta i takoi garueses nga Letonia, Anete Sietina, që e kaloi australianen Mackenzie Little, duke vendosur distancën më të mirë personale prej 64.64 metrave.
Little e fiton të bronztën sërish, njësoj siç kishte bërë në Botërorin e vitit 2023.
Garuesja me prejardhje shqiptare, Elina Xhengo që përfaqëson Greqinë, u rendit e pesta në Botërorin e Tokios në hedhje të shtizës.
Gjuajtja më e mirë e saj ishte 62.72 metra.