Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, nuk do të garojë në Wimbledon.
Fituesi i shtatë titujve në turnetë e nivelit Grand Slam, që janë kryesorët në tenis, ka qenë jashtë fushave që nga prilli për shkak të një lëndimi në kyçin e dorës, gjë që e ka detyruar të humbë garën “French Open”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shërimi im po shkon mirë dhe po ndihem shumë mirë, por për fat të keq ende nuk jam gati për të garuar, prandaj duhet të tërhiqem nga Wimbledoni”, ka shkruar Alcaraz në rrjetet sociale të martën. “Do të vazhdojmë të punojmë për t’u rikthyer sa më shpejtë të jetë e mundur”.
Wimbledoni, turne të cilin 23-vjeçari e ka fituar dy herë, zhvillohet nga 29 qershori deri më 12 korrik.