Fituesja e shtatë Grand Slam turneve, Venus Williams, ka shënuar fitore në çifte në “Washington Open”, pas 16 muajve jashtë tenisit.
45-vjeçarja dikur ishte numër një në botë, ndërsa mori ftesë të veçantë për turne. Ajo nuk kishte garuar që nga “Miami Open” në mars të vitit 2024. Së fundi kishte fituar në “Cincinnati Open” në gusht 2023.
Williams dhe amerikania tjetër, Hailey Baptiste, fituan 6:3, 6:1 ndaj Eugenie Bouchard dhe Clervie Ngounoue.
“Ishte inspiruese të isha atje”, ka thënë Williams për Sky Sports.
“E dua këtë lojë dhe ende godas fort”.
Motrat Williams, Venus dhe Serena, kanë dominuar tenisin për shumë vjet.