Një zjarr i madh e ka dëmtuar çatinë e arenës olimpike të Rios të mërkurën.
Afro 80 zjarrfikës dhe 20 automjete për fikjen e zjarrit janë angazhuar për ta parandaluar djegien e tërësishme të arenës shumë të dëmtuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Rio de Janeiros, Eduardo Cavaliere, ka thënë se sipas vlerësimeve të para, nuk ka pasur dëmtim të pjesës së poshtme të arenës.
Sipas “CNN Brazil”, zjarrfikësit janë munduar që t’i ruajnë edhe artefaktet që gjenden në muzeun brenda velodromit.
Nuk është raportuar për të lënduar.
Çatia e kësaj arene është djegur dy herë edhe në vitin 2017.