Karateistja kosovare, Vlera Qerimi ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian në Zarë, përkundër paraqitjes së fuqishme.
Të shtunën paradite, Qerimi garoi për medalje të bronztë në kategorinë deri 68 kilogramë, ndërsa përballë e kishte spanjollen Isabel Nieto Mejias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta ishte shumë e fortë, ndërsa Qerimi ka kërkuar vazhdimisht goditjet. Por spanjollja fitoi 3:1. Në fund Qerimi pretendoi se bëri goditje për fitore, por nuk kishte kohë për rishikim të situatës në VAR.
Qerimi fitoi ndaj karateisteve nga Sllovakia e Maqedonia e Veriut para se të ndalej nga francezja Alizee Agier. Në repesazh e mposhti rusen Maryia Aliakseyeva, por në fund humbi nga spanjollja.