Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që po i bëhen.
Siç ka shkruar BBC-ja, sezonin e kaluar i ka pasur 10 incidente të tilla që 23-vjeçari i ka raportuar në autoritetet nga La Liga. Gjatë një konference për media të hënën, lojtari i Real Madridit tha se s'do të lejonte racizmin të triumfonte dhe të tërhiqej nga ekipi spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ai ka deklaruar se “është çdo herë e më vështirë të ecet përpara”.
Brazili do të ndeshet me Spanjën në një ndeshje miqësore në Santigo Bernabeu të martën, si pjesë e një fushate kundër racizmit.
“S'më ka shkuar kurrë në mendje të largohem nga Spanja, sepse nëse largohem, u jap racistëve pikërisht atë që duan. Unë do të qëndroj sepse në këtë mënyrë racistët mund të vazhdojnë të shohin fytyrën time gjithnjë e më tepër. Jam lojtar i guximshëm, luaj për Real Madridin dhe fitojmë shumë tituj e kjo nuk iu pëlqen shumë njerëzve. Thjeshtë dua të luaj futboll, por gjithnjë e më pak e ndjej këtë dëshirë”, është shprehur ai para gazetarëve.