Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spektakël në NBA, basketbollisti i Cavaliers shënon koshin e fitores nga gjysma e fushës së lojës

Max Strus ka shënuar një trepikësh spektakolar në ndeshjen e NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Dallas Mavericks. Strus realizoi nga gjysma e fushës së lojës kur kishin mbetur edhe pak sekonda lojë, ndërsa i dhuroi fitoren skuadrës së Cavaliersit.

Mavericks ishin duke udhëhequr 119:118 teksa kishin mbetur edhe pak sekonda. Cavaliers s’patën ‘timeout’, kur Strus mori topin dhe gjuajti nga më larg se gjysma e parketit për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij 121:119.

Strus e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 15 të cilat i shënoi në pjesën e dytë.

Cavaliers renditet i dyti në Konferencën e Lindjes me rekord 38 fitore e 19 humbje.

Mavericks me 33 fitore e 25 humbje mban pozitën e tetë në Perëndim.

Edhe New York Knicks, kampion i NBA-së pas 53 vjetësh Basketboll 1 muaj më parë New York Knicks, kampion i NBA-së pas 53 vjetësh

VIDEO: