Rreth deklaratës skandaloze dhe nxitëse të ministres së qeverisë së Serbisë për pastrimin etnik në Kosovë është përgjigjur edhe Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Ajo tha se është e tronditur se ka deklarata të tilla dhe e shpreh se shpreson që kjo të mos jetë qëndrim i qeverisë së Serbisë por një deklaratë individuale.
Kos e tha këtë në një konferencë për shtyp në Bruksel pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi. Ajo u pyet se a qëndron akoma Komisioni Evropian pas vlerësimit pozitiv që ka bërë për Serbinë lidhur me angazhimin e saj në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.
“Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon pastrimin etnik. Unë jam personalisht e tronditur se kjo fare duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata e tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat themele është ndërtuar BE-ja e pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë“ është përgjigjur Kos.
Kos është shprehur se supozon që kjo të jetë vetëm qëndrim personal i një ministreje e jo i qeverisë së Serbisë.
“Këto janë edhe në kundërshtim me obligimet e Serbisë nga dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Unë vetëm mund të supozoj se këto janë qëndrime të një ministre dhe nuk paraqesin qëndrimin e qeverisë së Serbisë. Presim nga liderët politikë që të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe të kontribuojnë për ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit në rajon“, ka thënë Kos.
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve
-
Emini: Kosova po e humb një momentum të rëndësishëm me Kos si komisionere
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë
-
Kos thotë se dialogu me Serbinë është kyç në rrugën drejt BE-së, bën thirrje për institucione të qëndrueshme