Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka përgëzuar lojtarët e tij për qetësinë dhe karakterin e treguar në derbin kundër Llapit.
“Qetësia e futbollistëve , karakteri i treguar ishin armë e fortë e ekipit tim në derbi. I përgëzoj lojtarët për angazhimin. Eksperienca e madhe erdhi në shprehje në këtë derbi. Edhe Llapi kishte harkimet nga jashtë zona, por u mbrojtëm mirë. Shpresoj që kjo fitore të na shërbejë dhe të na mbaj me këmbë në tokë për të vazhduar tutje. Kjo fitore tregon se ne duhet të vazhdojmë më këtë punë dhe këtë ritëm. Mungesat i kem i pasur, por kam thënë se nuk duhet t’i vazhdojmë. Secili lojtar që ka pasur rastin sot të paraqitet, ka treguar cilësi”, ka thënë Ramadani.
Artikuj të ngjashëm
-
Ramadani: Jam krenar që jam trajner i Dritës dhe i futbollistëve
-
Ramadani i lumtur me fitimin e Superkupës
-
Ramadani: AZ Alkmaari meritoi fitoren, synojmë rezultat pozitiv në Spanjë
-
Ramadani: Ndeshje e veçantë, por primare ishin pikët për ne
-
Ramadani: Deri më tani është fitorja e një rangu më të lartë