Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci përballë skuadrës së njohur rumune

Rahoveci

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, të martën ka mësuar kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të përballet me skuadrën e njohur e të suksesshme rumune, Minaur Baia Mare.

Skuadra rumune në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave evropiane për klube të hendbollit. Në vitin 2022, Minaur Baia Mare ishte në finale të Kupës Evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshmë në gara kontinentale. Liga rumune vlerësohet shumë e fortë.

Në raundin e dytë të EHF European Cup, Baia Mare e eliminoi skuadrën turke, Beykoz. Në përbërje ka shumë lojtarë të huaj.

Ndeshja e parë është më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani.

Rahoveci për herë të dytë paraqitet në  gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt. Dy vjet më parë ishte eliminuar në raundin e dytë.