Mabetex Prishtina ka kaluar në 1/32 e finales të Ligës së Kampionëve në futsall pas fitores së arritur në raundin preliminar.
Kampionia e Kosovës në futsall të mërkurën në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë mposhti kampionen e Shqipërisë, Tiranën, me rezultatin 3:0. Mërgim Dervishaj e ka shënuar golin e parë pak minuta para fundit të kësaj pjesëloje. Dy golat tjerë prishtinasit i shënuan në pjesën e dytë. Shënues i golit të dytë ishte Jeton Rukovci, ndërsa rezultati final i këtij dueli u vendos nga Dervishaj që ishte realizator i golit të dytë personal në ndeshje. Shorti për kundërshtarin e radhës të skuadrës së Mabetex Prishtinës do të hidhet më 9 dhjetor, derisa ndeshjet do të luhen të gjitha pa praninë e shikuesve për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Raundi i 32 skuadrave më të mira do të luhet në datat mes 12 deri më 17 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo