Sport

Lenjani mbetet te Sioni

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, do të mbetet deri në fund të këtij edicioni pjesë e klubit elitar të Zvicrës, Sion. Lajmin e ka bërë të ditur për “Sportin në KTV” vet futbollisti.

Ai ka thënë se është arritur marrëveshja me krerët e klubit që të qëndrojë të paktën deri në fund të këtij edicioni.

“Jemi marrë vesh që të kthehemi në ekip dhe të luajmë deri në fund të kontratës me Sionin. Edhe Pajtimi edhe lojtarët tjerë të larguar janë kthyer te klubi. Por, pas përfundimit të kontratës do ta shohim”, ka thënë Lenjani. Lenjani 30-vjeçar këtë edicion me fanellën e Sionit ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 24 ndeshje. Pjesë e Sionit është që nga vera e vitit 2017. Karrierë ka bërë ehe te Stade Rennes, Nates, St. Gallen, Grasshoppers dhe Winterthur.