Vrapuesja e Kenisë, Faith Kipyegon, ka fituar medaljen e artë në 1500 metra në Botërorin e atletikës në Tokio.
Gara finale në vrapimin 1500 metra u mbajt të martën, ndërsa Kipyegon fitoi para Dorcus Ewoi të Kenisë dhe Jessica Hull të Australisë.
Faith Kipyoegon kishte kohë prej 3 minuta, 52 sekonda dhe 15 të qindtat.
Ajo ka fituar medaljen e artë botërore në 1500 metra për herë të katërt.
Kipyegon vlerësohet atletja më e mirë në histori e kësaj disipline.
I ka edhe tri të arta olimpike. 31-vjeçarja është bërë atletja e parë me katër tituj të botës në vrapimet në distancë. Ajo është në seri katërvjeçare të fitoreve.