Skuadrës së Barcelonës së shpejti pritet t’i bashkohet portieri i Espanyolit, Joan Garcia.
Barça pritet ta finalizojë marrëveshjen me Espanyolin për portierin Garcia. Kështu ka shkruar të martën “MundoDeportivo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjiganti katalunas do t’i paguajë Espanyolit 25 milionë euro për Garcian.
24-vjeçari me skuadrën e drejtuar nga trajneri, Hansi Flick, pritet të nënshkruajë kontratë për pesë edicionet e ardhshme.
Garcia është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij në edicionin 2024/25.
Ai i ka luajtur të gjitha ndeshjet në La Liga.
Garcia pritet të jetë portieri i parë i Barçës në edicionin e ardhshëm. Portieri i dytë do të jetë polaku Wojcech Szczesny.
Gjermani Marc-Andre ter Stegen, që me vite është portieri i parë i Barcelonës, pritet të largohet këtë verë.