Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amputimi vullnetar, vendimi i duhur për paralimpistin gjerman

Johannes Floors

Një prej shpresave më të mëdha të Gjermanisë për medalje në atletikë në Lojërat Paralimpike në Paris është 29-vjeçari Johannes Floors.

Në Rio 2016 ai fitoi medaljen e artë në stafetën 4x100 metra. Në Tokio në vitin 2021 triumfoi në 400 metra dhe fitoi të bronztën në 100 metra vrapim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Historia e tij është impresive, shkruan Bild.

Floors kishte lindur me një defekt gjenetik dhe kishte të deformuara pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputat. Ai ka thënë për gazetën gjermane se nuk ka mundur të qëndrojë as 10 minuta pa dhembje.

Për këtë arsye ai vendosi për hapin radikal në moshën 16-vjeçare.

Floors në mënyrë vullnetare amputoi të dy këmbët.

“Ishte vendimi më i mirë në jetën time”, thotë ai.

Ai pranon se ishte i frikësuar nga procedura.

Ditët e para ishin të vështira. Por gjermani nuk u ndal. U bë gjithnjë e më i mirë dhe u mësua me proteza. Medaljen e parë të artë paralimpike e fitoi gjashtë vjet pas operimit.