Sprinteret amerikane nuk kanë hasur në konkurrencë në finale të stafetës 4x400 metra në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.
Amerikanet fituan të artën, ndërsa vendosën rekord të Kampionateve Botërore.
Amerikanet ishin të parat në ndërrimin e parë të stafetës dhe më pas vetëm rritën distancën. Në fund koha e tyre ishte 3 minuta, 16 sekonda e 61 të qindtat, që është rekord i ri i ngjarjes globale.
Xhamajka fitoi medaljen e argjendtë me kohë prej 3 minuta, 19 sekonda e 25 të qindtat. Holanda, që shpresohej se do ta rivalizojë SHBA-në për të artën, u rendit e treta. Por koha e holandezeve ishte vetëm 3 minuta, 20 sekonda e 18 të qindtat.