SOT

Vështirësitë në të folur të fëmijëve dhe trajtimi

Sipas ekspertëve, logopedia merret me komunikimin dhe zhvillimin gjuhësor të fëmijëve që kanë vështirësi në aspektin mësimor dhe social.

Dafina Veselaj, logopede me profesion, thotë se fëmijët që shfaqin probleme në të folur, belbëzim, vështirësi në mësim, shkrim, lexim, llogaritje, apo të folur hundor, kanë nevojë të trajtohen te logopedi.
Veselaj tregon se trajtimi i fëmijëve me probleme logopedike bëhet përmes seancave të rregullta për secilin fëmijë.

Sipas saj, pranim i prindërve është një nga faktorët kryesorë për suksesin e fëmijës. Sepse vetëm kështu fëmija mund të përparojë dhe të fitojë aftësitë e duhura, thekson  ajo. Edhe besëtytnitë, sipas saj, nuk janë zgjedhje e probleme të fëmijëve në të folur.  

Ajo shton se përdorimi i tepërt i teknologjisë duhet të ndalohet derisa fëmija të flasë rrjedhshëm. Sipas saj, edhe përdorimi i hershëm i gjuhës angleze po ndikon në vështirësinë e të folurit.

Veselaj apelon që logopedët të jenë të pranishëm jo vetëm në qendra shëndetësore, por edhe në institucionet arsimore, për të ndihmuar fëmijët që në hapat e parë të zhvillimit.

Dafina Veselaj si logopede thekson se sa më herët  që të zbulohen problematikat te fëmijët, aq më shpejt arrihet përmirësimi.