38 vjet traditë në punimin e plisit, punë të cilën edhe sot si e vetmja grua e bën Ergyle Gjurgjialo nga Prizreni.
Në secilën dhomë të punëtorisë gjenden plisat e rajoneve të ndryshme, por edhe veshjet kombëtare, krejt punë dore nga Ergylja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeshjet kombëtare, simboli kombëtar - plisi po kërkohen shumë nga të rinjtë.
“Sot nuk ka dasmë a aheng pa plis”, thotë Gjurgjialo.
E me veshjet kombëtare nga Ergylja u veshën edhe aktorët e serialit më të ri në KTV “Xhemajl Abria”.
Një sasi të konsiderueshme plisash ia kishin kërkuar shqiptarët në Amerikë. Këtë rast e veçon nga të gjitha vitet e punës. Ndërkaq thekson se secili anëtar i familjes së saj e ka plisin.
E makinat që Ergylja i përdor arrijnë vjetërsinë prej 100 vjetësh. Thotë se ka nevojë për makinë të re për prishjen e leshit, përmes së cilës, do të prodhonte në vazhdimësi simbolin shqiptar, plisin.