“Sharkia e Babës”, “Tre Mërgimtar”, Heroinat e Kosovës” e “Amaneti i Babës”, janë disa prej këngëve popullore e folklorike të Sabrie Hotit.
Rrjedh nga një familje muzikantësh. Sabria zërin e trashëgoj nga babai, i cili njihet si folklorist, jo vetëm në Rahovec, por edhe në trojet e tjera shqiptare.
Këngëtarja Hoti merr pjesë në manifestime të ndryshme, si festa shtetërore dhe kombëtare, por edhe në dasma.
Sabrie Hoti përveç muzikës merret edhe me qëndisjen e veshjeve kombëtare, të cilat i shet në një lokal, të cilin e ka në qendër të kryeqytetit.
Edhe gjatë qëndisjes, ajo këndon këngët e saj, të cilat janë dedikim për babain e ndjerë, nënën, vëllezërit e Heroinat e Kosovës.
Thotë se secila prej veshjeve kombëtare kërkohet nga myshterinjtë, të cilët shumicën prej tyre i ka të rregullt.
Veshjet kombëtare, këngët popullore dhe folklorike e që lidhet me trashëgimin kulturore e historike, këngëtarja Sabrie Hoti thotë se ende trashëgohen në familjet shqiptare.