Në marsin e vitit 1981 në Prishtinë shpërthejnë demonstratat e njohura të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Tirana, përveç tjerash ishte e interesuar, të ketë informacione më të bollshme rreth gjendjes së albanologjisë në Kosovë pas demonstratave të vitit 1981. Në lidhje me këtë ata përgatitin një studim, në vitit 1982, i cili në fund, mban emrin e nënshkrimin e studiuesit Kristaq Prifti. Ky studim titullohet: “Gjendja e studimeve albanologjike në Kosovë pas ngjarjeve të mars-prillit 1981”. Aty zë vend edhe veprimtaria e Rexhep Qosjes, si njëri nga studiuesit që kishte botuar disa shkrime në “Rilindje”
Gjatë vitit 1980, emrin e Profesor Rexhep Qosjes në dokumentacionet arkivore të shtetit shqiptar e hasim në rolin e drejtuesit e studiuesit të Institutit Albanologjik dhe menaxhimit të brendshëm në këtij institucioni.
Më datën 15 dhe 17 dhjetor të vitit 1980, në Prishtinë ishte organizuar simpoziumi shkencore: “Probleme aktuale të kulturë së gjuhës shqipe”. Sipas shtypit, në këtë organizim, kishin marrë pjesë mbi 70 punonjës shkencorë nga studiuesit shqiptarë nga Jugosllavia dhe nga Tirana. Studiuesit mes tjerash kishin konstatuar se duhet thelluar me tej hulumtimet e arritura deri me tani dhe duhet mobilizim më i shtuar për zbatimin e normës letrare. Në këtë organizim, kishin marrë pjesë edhe këta studiues nga Tirana: Androkli Kostallari, Anastas Dodi, Mahir Domi, Jani Thomaj, Bahri Beci, Emil Lafe, Ferdinand Leka dhe Ali Dhrimo. Sipas praktikës së atëhershme, këta studiues pas arritjes në Tiranë, në instancat përkatëse kishin dërguar edhe informacion rreth qëndrimit të tyre në Prishtinë. Profesor Rexhep Qosja përmendet se si ai në emsionin televiziv kishte deklaruar për ndihmën që po ua jepnin institucionet shkencore të Tiranës atyre në Kosovë e të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mbarim të Simpoziumit u dha një emision për problemet e kulturës së gjuhës, ku një vend të posaçëm zunë edhe punimet e Simpoziumit. Një ditë më pas u dha një emision i posaçëm për veprimtarinë e Institutit Albanologjik, në të cilin Rexhep Qosja theksoi edhe ndihmën që kanë dhënë institucionet shkencore të RPS të Shqipërisë për forcimin e rritjen e këtij instituti. Në këtë emision Rexhep Qosja përmendi si një ndër botimet e Institutit edhe veprën e tij ‘Morfologjia e një fushate’, gjë që disa punonjës të Institutit nuk e miratuan, sepse mund të shkaktojë reagime të reja”, theksohet në mes tjerash në këtë informacion.
Në muajin mars të vitit 1981 në Prishtinë shpërthejnë demonstrata e njohura të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Tirana, përveç tjerash ishte e interesuar, të ketë informacione më të bollshme rreth gjendjes së albanologjisë në Kosovë pas demonstratave të vitit 1981. Në lidhje me këtë ata përgatitin një studim, në vitit 1982, i cili në fund, mban emrin e nënshkrimin e studiuesit Kristaq Prifti. Ky studim titullohet: “Gjendja e studimeve albanologjike në Kosovë pas ngjarjeve të mars-prillit 1981”. Në këtë studim zë vend edhe veprimtaria e Rexhep Qosjes, si njëri nga studiuesit që kishte botuar disa shkrime në “Rilindje”.
“Konferenca që do të organizohej në fillim të këtij viti, për 100-vjetorin e F. S. Nolit, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duhet të jetë anuluar. ‘Rilindja’ u kufizua me botimin e disa artikujve për krijimtarinë e F. Nolit, shumica e të cilëve trajtonin çështje anësore dhe nuk preknin problemet që kishin të bënin me veprimtarinë e krijimtarinë patriotike të F. Nolit. Vetëm në një studim të Rexhep Qoses, që u botua në ‘Rilindja’, në mars të këtij viti, me titullin ‘Fan Noli dhe modeli kritik i kulturës shqiptare’, bëhet një vlerësim më i plotë i F. Nolit, i përmbajtjes politike-shoqërore dhe i frymës patriotike, antizogiste e demokratike të poezisë e krijimtarisë së tij në tërësi. R. Qosja vlerëson në mënyrë të veçantë kontributin e F.Nolit në “glorifikimin e bashkëpunëtorëve të vet, të shokëve të luftës dhe të ideologjisë, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, të cilët ka vënë në piedestalin e luftëtarëve për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar”, shkruan në mes tjerash në këtë studim.
Letërsia “e panjohur” kosovare në Shqipëri
Në vitin 1989, prej datës 15 deri më 28 gusht, mbahet në Prishtinë, Seminari i XV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. Në këtë Seminar, me kumtesa nga Tirana kishin marrë pjesë studieusit: Androkli Kostallari, Mahir Domi dhe Dalan Shapllo, të cilt në muajin shtator kishin dërguar një informacion rreth qëndrimit të tyre në Kosovë. Profesor Rexhep Qosja përmendet si njëri nga përfaqësuesit e elitës intelektuale nga Kosova, me të cilët ishn takuar ata. Përgatitësit e informacionit, gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë, veçojnë një kërkesë të Profesor Qosjes, drejtuar atyre. “Shokët kryesorë kosovarë e në mënyrë të veçantë Rexhep Qosja”, shkruajnë ata, “shtruan disa herë çështjen e trajtimit të letërsisë kosovare në shkollat e Shqipërisë dhe në tekstet përkatëse, duke përfshirë edhe tekstet e shkollave të larta e veprat përgjithësuese të Akademisë së Shkencave. Nuk e kuptojmë, thanë ata, një qëndrim të tillë, kur në tekstet e shkollave të larta ka gjetur vend trajtimi i letërsisë së sotme arbëreshe, por nuk ka gjetur vend letërsia kosovare. Ata mendojnë se ka ardhur koha që në Shqipëri nga institucionet përkatëse të shqyrtohet seriozisht kjo çështje, sidomos tani që në Kosovë janë botuar shumë vepra letrare dhe studime për to, disa prej të cilave janë ribotuar edhe në Shqipëri. Trajtimi i letërsisë së sotme kosovare në tekstet e në shkollat e Shqipërisë, theksuan ata, do t’ia ngrinte prestigjin letërsisë kosovare në Jugosllavi, sepse serbët përpiqen ta paraqesin atë si letërsi provinciale, pa ndonjë vlerë”, shkruan në mes tjerash në këtë informacion.
Qosja dhe Rugova raportojnë te qarqet evropiane
Gjithashtu, në të njëjtin informacion, ata shënojnë edhe për një informacion të cilin e kishte marrë nga Profesor Rexhep Qosja në lidhje me takimin e tij me disa parlamentarë evropianë se bashku me Ibrahim Rugoven. “Rexhep Qosja na tregoi se ai, bashkë me Ibrahim Rugovën, ia treguan komisionit parlamentar evropian gjendjen e Kosovës, fare lakuriq, me fakte të shumta, të cilat krijuan bindje të qarta te ky komision; për këtë Rexhep Qosja mori me vete një përkthyes që e zotëron shumë mirë gjuhën frenge dhe nuk pranoi të fliste pa këtë përkthyes”, shkruanin në mes tjerash në këtë informacion.

Përfundim
Nuk pretendojmë se kemi tubuar të gjithë materialin arkivor të shtetit shqiptar në lidhje personalitetin e Profesor Rexhep Qosjes. Por, për aq sa kemi arritur të hulumtojmë dhe të vjelim materiale arkivore, mund të thuhet se puna shkencore e profesor Rexhep Qosjes, në përgjithësi vlerësohej me nota pozitive. Ai shikohej si një talent në fushën e kritikës letrare dhe prodhimtar në këtë drejtim. Njëri që e çmonte punën shkencore të Institucioneve Tiranës në fushën e albanologjisë. Kumtesat e mbajtura nga ai, sipas tyre, shquhen për mendimet e thella dhe trajtimet metodologjike. Edhe atëherë, kur e theksojnë për disa qëndrime, mospajtuese të Profesorit në lidhje me kritikën dhe historinë e letërsisë shqiptare në Tiranë, ata janë të kujdesshëm në mënyrën e formulimit se si e shprehin në relacione. Por, dokumentacioni që kemi në dispozicionin tonë, tregon se studiuesit e Tiranës, ishin të shqetësuar me mendimet e Profesor Qosjes, rreth periodizimit të letërsisë shqiptare.
Mbrojta e disertacionit të Profesor Qosjes nga dy anëtaret e komisionit nga Tirana, vlerësohet mjaft mirë dhe si akt patriotik.
Në çdo relacion, informacion e të tjera, pothuajse e potencojnë mirënjohjen e Profesor Qosjes ndaj institucioneve shkencore të Tiranës dhënë studiuesve shqiptarë në Jugosllavi dhe institucioneve të tyre shkencore.
Gjuha me tone të ashpra, e studiuesve të Tiranës, ndaj Rexhep Qosjes dhe veprës së tij, del në shesh me rastin e botimit të veprës “Morfologjia e një fushate”. Siç duket, shpërputhja e qëndrimeve të Rexhep Qosjes, me studiuesit e Tiranës ndaj disa aspekteve të studimeve letrare, të shprehura më herët, do të gufojë me tone të ashpra nga studiuesit e Tiranës ndaj Rexhep Qosjes, me rastin e botimit të kësaj vepre.
Por, mendimet e kolegëve të Prishtinës, për Profesor Qosjen, të cilat shënohen nga përgatitësit e relacioneve në Tiranë, duken se janë me nuanca subjektive edhe doza inati.
Profesor Rexhep Qosja, në të gjitha ato materiale që kemi hulumtuar deri më tani, duket mjaft i matur në deklarimet e tij për çështje profesionale dhe i kujdesshëm kur flet për individë të caktuar.